Vendosni fjalën kyçe....

“Veliaj mashtroi për Barcelonën e duhet të hetohet, Bashkia shpenzoi 9 milionë lekë të taksapaguesve” – PD


Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të marrë nën hetim edhe kryebashkiakun Veliaj lidhur me udhëtimin në Barcelonë, duke e akuzuar atë se po mashtron.

Në një deklaratë për mediat, demokratja Dhurata Çupi ka thënë se Veliaj është kthyer në shërbëtor të oligarkëve.

Ajo tha se afera e paligjshme dhe korruptive nuk po hetohet e plotë, pasi nën hetim duhet të merret edhe kryebashkiaku Veliaj.

Çupi theksoi se Veliaj ka mashtruar opinionin publik për lekët e udhëtimit në Barcelonë pasi deklaroi se Bashkia nuk ka paguar fonde të bashkisë për udhëtimin në Barcelonë.

Sipas Partisë Demokratike, që tregon dokumentet e Agjencisë së Prokurimit Publik, Bashkia ka paguar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë, ku ka marrë pjesë jo vetëm nënkryetari në hetim i Bashkisë së Tiranës, por edhe Kryetari Erion Veliaj.

“Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik është një provë e mashtrimit flagrant që Erion Veliaj u ka bërë qytetarëve të Tiranës, duke i gënjyer ata dhe median për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë.

Duke mashtruar për të mbuluar shkeljen e ligjit nga Mazniku dhe Fusha, i cili ka marrë 110 milionë euro me tendera publikë, Erion Veliaj është zbuluar si një shërbëtor i oligarkëve, që punon për interesin e tyre dhe jo të qytetarëve.” – tha ndër të tjera Çupi në deklaratën e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *