Vendosni fjalën kyçe....

1 ton drogë e kapur në Greqi, media greke nxjerr detaje: Si u pikas gomonia e dytë në ishull


 

Mediet greke kanë zbuluar foton e gomones së dytë të linjës Shqipëri-Turqi, e cila ishte fshehur në një shpellë në ishullin e vogël grek Piperi.

“Protothema” ka zbuluar dhe skenarin se si u kap kjo gomone, e cila i shpëtoi policisë greke pak ditë më parë, kur u ndalua pas një ndjekjeje spektakolare dhe shkëmbimi zjarri në det, një tjetër gomone me drogë, ndërsa u arrestuan dy shqiptarë dhe një italian.

“Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorë 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg. Menjëherë u njoftua policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar. Gjatë marrjes në pyetje shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore.

Nga hetimi arritën në përfundimin se droga duhet të ishte fshehur diku në Sporadhes. Sot në mëngjes nisën kërkimin shpellë më shpellë dhe arritën të zbulonin drogën ne ishullin e vogël Piperi. Ajo që po hetohet është fakti nëse kjo sasi është e gjitha ajo që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo një pjesë e saj dhe se si u fsheh në këtë zonë”, thuhet në shkrimin e “Protothema”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *