Vendosni fjalën kyçe....

Metroja kthehet në skenë, gruaja e pastrehë mahnit udhëtarët me zërin e saj – Dikur ishte muzikante (VIDEO)


Nga artiste ruse përfundon në rrugët e Los Angelosit, kjo padyshim nuk ishte ajo që Emily Zamourka priste kur u zhvendos në SHBA.

Një oficer policie në Los Angelosit, pa një grua të pastrehë në metro e cili nisi të këndonte dhe zëri i saj ishte i pabesueshëm. Ajo ishte një artiste e vërtetë.

Oficeri Hektor Guzman u impresionua aq shumë nga gruaja e pastrehë saqë vendosi të publikonte një video të saj në rrjetet sociale, video që tërhoqi 270,000 shikime në tre ditë.

Komentuesit gjithashtu të impresionuar nga gruaja, nisën kërkimin për të shkuarën e gruas duke shpresuar se kjo gjë mund t;i ndryshonte asaj jetën.

Disa vendas thanë se e kishin parë me vite në stacionet e metrosë, ndërsa disa thoshin se ajo ishte një figurë e njohur në zonën e Glendale. Nga rrjetet sociale, kërkimi u bë më serioz dhe mediat lokale përfundimisht e gjurmuan atë. Ajo quhej Emily Zamourka dhe ishte 52 vjeç.

Zamourka tha se ajo u transferua në SHBA në moshën 24 vjeçare dhe studioi muzikë në mes të shumë punëve që kishte bërë, por pësoi probleme shëndetësore dhe iu drejtua aftësive të saj muzikore për të paguar faturat dhe nisi t’i binte violinës në rrugë për të fituar para, shkruan RT.

Mirëpo, pasi i vodhën violinën morën fund përpjekjet e saj për të fituar para dhe ajo u kthye në të pastrehë.

Zamourka tha se i pëlqen shumë të këndojë në metro, pasi akustika dhe platforma i kujtojnë asaj skenën. Zamourka tani shpreson që fama e saj e re, ta rikthejë sërish në këmbë.

“Unë do të jem shumë mirënjohës për këdo që po përpiqet të më ndihmojë që të dal nga rruga dhe të kem vendin tim, të kem instrumentin tim”, tha ajo për “ABC7”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *