Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë në Durrës, Alfred Çepe.
Mësohet se drejtor i ri i Policisë së Durrësit do të prezantohet sot dhe i zgjedhuri është Lorenc Shehu. Ky i fundit mbante më parë detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.
Largimi nga detyra i Çepes vjen vetëm pak ditë pas zbulimit të 137 kilogramëve me kokainë në portin e Durrësit, në disa kontenierë me banane.
Kujtojmë se pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ndryshuan drejtori i policisë rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë, ndërsa pritet të ketë lëvizje të tjera në ditët në vijim.