Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet sot transmetimi analog për Tiranën dhe Durrësin


Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka vendosur mbylljen e transmetimeve anaaloge për qarqet Tiranë dhe Durrës duke filluar nga sot.

Gjatë mbledhjes së djeshme u vendos të zbatohej afati i vendosur më parë dhe të mos shtyhej përsëri.

Por ndërkohë AMA vendosi për shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun e Vlorës, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim.

Sipas AMA-s, lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Opozita nga ana tjetër e ka kundërshtuar këtë vendim për mbylljen e transmetimeve në dy qarqe pasi sipas tyre ka shkejle të ligjit, gjithashtu shumë qytetarë nuk janë pajisur me dekoderat e nevojshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *