Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria propozon emrin e ri për komisioner të BE-së


Qeveria hungareze ka propozuar ambasadorin e vet ne BE, Oliver Vahyi për kandidat për komisionar në mandatin e ardhshëm të Komisionit Evropian (KE).

Propozimi zyrtar tashmë ka arritur ne selinë e KE-së, ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Mina Andeeva.

Andeeva ka tërhequr vërejtjen se propozimi i emrit të ri “nuk nënkupton më automatizëm edhe nominimin”, meqë kandidati në fjalë duhet t’i nënshtrohet procedurave fillestare ku përfshihet intervista e drejtpërdrejtë me presidenten e ardhshme të KE-së, Ursula von der Leyen, kontrolli në komitetin për çështje juridike në Parlamentin Evropian, dhe në fund dëgjimi për konfirmim në të njëjtin institucion.

Zëdhënësja e KE-së nuk është përgjigjur në pyetjen, nëse kandidati i ri hungarez, do ta ketë portofolin e zgjerimit, sikurse paraardhësi i tij, Laszlo Troscanyi.

“Në këtë moment nuk dëshiroj të spekuloj në lidhje me vendimet e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, para se ajo t’i kryej intervistat me kandidatët e rinjë”, ka deklaruar Andeeva.

Komiteti për çështje juridike i Parlamentit Evropian të hënën kishte konstatuar se kandidatja nga Rumania, Rovana Plumb si dhe ai nga Hungaria, Laszlo Troscanyi, nuk munden të bëhen komesionarë evropian meqë tek ata është gjetur konflikti i interesit.

Në Komisionin Evropian është konfirmuar se menjëherë pas këtij vendimi, Ursula von der Leyen, presidentja e zgjedhur e KE-së ka biseduar me kryeministrat e Hungarisë, përkatësisht Rumanisë, nga të cilët ka këkruar që të dalin sa më shpejtë me propozime të reja.

Qeveria Hungareze të hënën në mbrëmje doli me emrin e diplomatit, Oliver Vahyi, ndërsa Rumania akoma nuk ka propozuar emër tjetër.

Më 23 tetor, Parlamenti Evropian duhet të votoj në pako tërë kabinetin e ri të propozuar nga Ursula von der Leyen, gjë që bëhet pas dëgjimeve konfirmuese të cilat tashmë kanë nisur në PE me të gjithë 26 kandidatët e propozuar.

Kabineti i ri i Komisionit Evropian nis mandatin më 1 nëntor të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *