Policia britanike ka arritur të zbulojë ditën e sotme disa plantacione të mbjella me kanabis në zonat e Middlesbrough, Billingham, Thornaby, Durham dhe Hartlepool.
Pas krehjes së zonës policia e Cleveland ka arritur të arrestojë 7 persona, të gjithë
shtetas shqiptarë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtatë të arrestuarit janë të gjithë ndërmjet moshës 24 dhe 36 vjeç dhe janë paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës në Teesside.
Të arrestuarit janë:
Marigel Balla, 24 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Laert Duzha, 30 vjeç, nga Bedale Avenue në Billingham
Edi Miraka, 33 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Erjon Tafa, 29 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Ermal Asilani, 32 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Alfred Boriqi, 36 vjeç, me vendbanim në Milton në Hartlepool
Emirjon Myftaraj, 29 vjeç, me vendbanim në Langley Avenue në Thornaby.