Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja 80 mijë dollarëshe e Ramës me Obamën, PD: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet


Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama lidhur me pagesën 80 mijë dollarë të paguar prej tij për foton me ish-presidentin amerikan Obama në vitin 2012, kohë kur Obama ishte në detyrë si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo lëvizje e demokratëve vjen pas dënimit me burg të shtetasit amerikan, William Argeros, i cili u gjet fajtor për shumën e lartpërmendur, që ishte paguar ne shkelje me ligjin amerikan.

Gjatë gjyqit, avokati i Argerosit, deklaroi se klienti i tij kishte vepruar në emër të kandidati për kryeministër në Shqipëri, i cili kërkonte një foto me presidentin amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *