Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen numër 7 të qytetit.
I plagosuri me inicialet A.M është dërguar me një automjet privat në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta ndërsa dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri. Policia është vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është shtetasi me inicialet I.I.
“Më datë 02.10.2019, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.I., 42 vjeç, pasi në lagjen Nr.7, Durrës për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.