Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, ka apeluar dënimin për shpërdorim detyre që i dha Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e 19 shtatorit.
Edhe pse u gjykua për disa akuza, Tahiri u dënua në fund pas një seance maratonë që zgjati disa orë me 5 vjet burg për shpërdorim detyre.
Pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar, ish-ministrit iu ul dënimi në 3 vite e 3 muaj burg, por që iu shndërruan në shërbim prove.
Tahiri tha në përfundim të seancës ku iu shqiptua dënimi se do e apelonte dënimin pasi ishte i pafajshëm për të gjitha akuzar ndaj tij.