Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë brenda selisë së policisë në Paris, vriten 4 efektivë dhe agresori


Të paktën katër oficerë janë vrarë në një sulm me thikë në selinë qendrore të policisë së Parisit, sipas raportimeve. I dyshuari, i cili thuhet se ishte punonjës në stacion, u qëllua për vdekje.

Selia e policisë, e vendosur në zemër të qytetit, ndodhet përtej rrugës së Katedrales Notre Dame.

Të paktën katër oficerë policie u vranë, sipas kanalit televiziv francez ‘BFM’. Burime të zbatimit të ligjit i thanë ‘Reuters’ se agresori ishte vrarë.

Një zëdhënës i policisë së Parisit nuk ka pranuar të komentojë incidentin.

Stacioni i metrosë pranë ndërtesës së policisë është mbyllur për arsye sigurie, njoftoi autoriteti i transportit të qytetit pas sulmit.

Ministri i Brendshëm Francez, Christoper Castaner është në rrugë për të inspektuar vendin e krimit, sipas mediave lokale.

I dyshuari besohet të ketë qenë një oficer administrativ që punonte në një pjesë të sigurt të ndërtesës, duke e bërë të lehtë për të hyrjen në rajon, tha një burim për gazetën ‘The Sun’.

Mendohet se ai ka përdorur një thikë qeramike, e cila nuk mund të kapet nga detektorët metalikë.

Sulmi vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë në mbarë vendin pas shtimit të sulmeve dhe dhunës ndaj oficerëve dhe rritja e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *