Një burrë rus me një pasion të madh për kafshët ka një tufë ujqërish që jetojnë në fermën e tij si kafshë shtëpiake.
Ai shpreson që në të ardhmen të ndërtojë një qendër për rehabilitimin e kafshëve të egra.
Ferma ndodhet në Ekaterinburg, pranë maleve Urale dhe ujqërit janë birësuar prej biznesmenit prej më shumë se 3 vitesh, kur ishin ende këlyshë.
Biznesmeni thotë se agresiviteti i pretenduar i ujqërve ndaj njerëzve është një mit dhe se përkundrazi, kafshët kanë shumë frikë nga njerëzit.
Kështu, ai kurrë nuk e ngre zërin ndaj tyre dhe nuk tregon agresivitet në mënyrë që të mos shkatërrojë lidhjen me kafshët e egra.