Vendosni fjalën kyçe....

Mësymja e tatimeve te Syri.net, figurat politike: Sulm ndaj fjalës së lirë (Reagimet)


Ditëne  sotme tatimet zbarkuan në ambjentet e televizionit Syri për të ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj televizionit dhe punonjësve.

Kontrolli u cilësua nga disa figura si sulm me motive politike për shkak të qëndrimit opozitar që mban televizioni.

Ish-kreyministri Sali Berisha e dënoi sulmin ndërmjet një postimi në Facebook duke e quajtur “presion banditesk antidemokratik të Edi Ramës”.

Veprimi i tatimeve nuk u anashakalua as nga Kreu i Shtetit i cili thekson se çdo goditje ndaj institucionit të medias është sulm ndaj demokracisë.

Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se  çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë”-shkruan Meta.

Ndërsa ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka shkuar vetë në zyrat e Syri.net në momentin që tatime po ushtronin kontroll.

Vokshi akuzoi kryeministrin Rama se po përdor të gjitha mënyrat që të mbyllë gojën e Syri.net.

Informacionet që ne morën ishte se që në mëngjes se kishin ardhur tatimorët duke kërkuar ID, kartat dhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj SYRI-t. Rama po përdor të gjitha mënyrat që të mbyllë gojën e SYRI.net”-u shpreh Vokshi.

Ky kontroll ndaj Syri TV vjen pas kontrollit të mëparshëm në ditët e tërmetit. Reagimet ndaj kontrollit kanë qenë zinxhir duke e dënuar aksionin dhe e quajtur me prapavijë politike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *