Skenë e ngjashme me atë në Beograd 5 vite më parë ku një dron ulej në fushën sportive u shfaq edhe sot në sfidën mes Dundelage të Armenisë dhe Qarabak të Azerbajxhanit.
Një dron me ngjyrat e flamurit të Armenisë krijoi tension për të ndërpre sfidën për 30 minuta mes dy sfida.
Gjithçka ndodhi pas gjysmë ore lojë në pjesën e parë kur azerët shënuan golin e dytë me Mishel. Kur skuadra vendase çoi topin në mesfushë, në ajër u shfaq droni që shkaktoi kaos. Futbollistët e Karabakut provuan madje të rrëzojnë mjetin fluturues duke e goditur me top ndërsa tifozët kërkuan të pushtojnë fushën.
Konflikti i njohur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno Karabakut sjell kështu tension edhe në fushat e lojës.