13-vjeçarja që u raportua se u rrëmbye ditën e sotme në Tiranë, u gjet në një qendër tregtare në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë duke konsumuar kafe me shoqërinë e saj.
Sipas ‘News24’, e mitura u gjet në shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve duke pirë kafe.
Në dëshminë e saj në polici, e mitura deklaroi se ishte larguar me dëshirë dhe se e kishte stisur historinë e rrëmbimit pasi familja nuk e linte të dilte me shoqërinë.