Vendosni fjalën kyçe....

“Faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar se në Shqipëri duhet ndryshim” – Basha


Kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi mbrëmjen e sotme se nëse do i shkohej deri në fund hetimit të çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri, në fund do dilte emri i Edi Ramës, ndërsa theksoi se dënimi ndaj tij ishte skandaloz.

Në bashkëbisedimin e tij në Syri.net, kryedemokrati tha se vendit i duhet ndryshim i shpejtë dhe se opozita është një partner i besueshëm.

“Dënimi Tahirit do të çonte te shefi i madh. Ministri nuk mund të kanalizonte vendin, të fikte radarët pa bekimin e kryeministrit. Ky është një moment kyç për Shqipërinë. Po bëjmë hapa pas. Por kemi edhe një lajm të mirë. Ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar se në Shqipëri duhet të ketë ndryshim. Dhe se, opozita është partner i besueshëm për këtë ndryshim.” – tha Basha.

Më tej, Basha theksoi se nën qeverisjen Rama, në vend kanë rënë të gjitha institucionet një e nga një.

Ai tha se aksioni opozitar ia ka dalë mbanë që të ndëgjegjësojë faktorin ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-në.

“Nën qeverisjen Rama, kanë rënë të gjitha institucionet një e nga një. Kapën prokurorin e përgjithshëm, prokurorin e Krimeve të Rënda, dëshmitarët i çuan në azil. Një nga arsyet e aksionit të opozitës ka qenë ndërgjegjësimi faktorit ndërkombëtar dhe SHBA-të. Nga SHBA shohim reagimin që sapo afishuat në ekran. Jemi në rrugë të mbarë për të treguar të vërtetën e një vendi, edhe kur është tragjike.” – tha kreu i opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *