Duket se këngëtarja Miley Cyrus nuk di të bëjë pushim, por menjëherë pas përfundimit të një marrëdhënieje hidhet në një tjetër.
Nuk ka shumë që Miley është ndarë nga bashkëshorti Liam Hemsworth dhe për pak javë u nda edhe nga Kaitlynn Carter me të cilën u fotografua duke u puthur në Itali, por “TMZ” ka publikuar një video ku ajo shihet duke u puthur edhe me muzikantin Cody Simpson.
Miley dhe Cody kanë qenë miq për vite me radhë, por nga pamja në video… duket se ata po e çojnë marrëdhënien e tyre në një shkallë më të lartë.
Dy muzikantët u panë bashkë në një darkë në L.A. të enjten. Ata u filmuan duke u treguar shumë të dashur me njëri-tjetrin, e madje u përfshinë edhe në një seancë puthjesh.
Në fakt për dy këngëtarët është aluduar se kanë patur një lidhje të shkurtër në fund të vitit 2014 fillim të vitit 2015, pasi kalonin shumë kohë sëbashku. Por Simpson do të shprehej për mediat se ata ishin thjesht shokë. Pas kësaj videoje duket se nuk janë më vetëm aq.