Vendosni fjalën kyçe....

Kosova sot në heshtje zgjedhore, qytetarët nesër i drejtohen kutive të votimit


Sot Kosova është në heshtje zgjedhore, pasi ditën e nesërme qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Qendrat e votimit do të hapen nesër në orën 07:00 dhe do mbyllen në 19:00.  Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë numri i votuesve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike. 

Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Partitë politike mbyllën dje zyrtarisht fushatat e tyre elektorale.

Nga subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, 20 janë parti politike dhe iniciativa qytetare: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demoratike e Kosovës (PDK), Lëvizja Vetëvendosje (LV), Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDPT), Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Fjala, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK), Partia e Pavarur Liberale (SLS), Iniciativa Qytetare Gora (GIG), Partia e Re Demokratike (NDS), Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Partia e Serbëve të Kosovës (PKS), Partia e Bashkuar e Goranëve (JGP), Nisma për Gorën (PG), Lista Serbe, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Partia e Re Rome e Kosovës (KNRP), Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë erdhën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u mor në pyetje nga Gjykata e Hagës në lidhje me krimet e luftës.

Garës për kryeministër të Kosovës i kanë hyrë një grua e katër burra. Vjosa Osmani nga LDK-ja, Kadri Veseli nga PDK-ja, Albin Kurti nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj nga Nisma Social Demokrate.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *