Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrollon banesat në Krujë, çfarë gjen


Policia e Krujës thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët janë goditur tre raste në fushën e narkotikëve, duke sekuestruar rreth 21 kg kanabis.

Pas kontrolleve në disa banesa në Krujë, policia ka arrestuar një person, një tjetër shpallet në kërkim si dhe një i tretë po procedohet penalisht në gjendje të lirë. Në shtëpitë e tre personave u gjet lëndë narkotike.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët policia godet tre raste në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 21 kg kanabis.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim si dhe një procedohet penalisht në gjendje të lirë

Policia e Krujës në vijim të kontrolleve për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët se disa shtetas në banesat e tyre mund të kishin lëndë narkotike, ka organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e dyshuara.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi h 7.3 kilogramë kanabis. U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë ju gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *