Vendosni fjalën kyçe....

Sia zbulon se vuan nga një sëmundje e rëndë: Jeta është e vështirë



Këngëtarja e famshme me origjinë australiane, Sia, ka zbuluar për fansat se vuan nga sëmundja neurologjike- sindroma Ehlers-Danlos.

Ajo shprehet: “Jeta është shumë e vështirë”. Kjo sëmundje dobëson indin lidhës në trupin tuaj, duke çuar në dhimbje të nyjeve dhe e bën  lëkurën më elastike dhe të brishtë.

Edhe pse sindroma Ehlers-Danlos mund të manifestohet neurologjikisht në simptoma si dhimbje koke, lodhje dhe dobësi të muskujve, ajo nuk konsiderohet një sëmundje neurologjike. Por Sia nuk e specifikoi se nga cila sëmundje neurologjike apo simptome vuante.

Këngëtarja australiane ngushëlloi dhe shprehu mbështetje dhe për fansat që vuanin nga e njëjta sëmundje. Sipas Shoqatës Ehlers-Danlos, ekzistojnë trembëdhjetë lloje të ndryshme të sindromave Ehlers-Danlos.

“Daily Mail” shkruan se ato zakonisht karakterizohen nga nyje që shtrihen më larg se normalja, mbindjeshmëri të lëkurës dhe brishtësia të indeve.

Por gjithashtu mund të çojnë në shërim të ngadaltë të plagëve apo dhe probleme me brishtësinë e arterieve, zorrëve, mitrës, sjell këputje, skoliozë dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Ky çrrgullim është i rrallë dhe prek vetëm 1 në 5,000 individë në të gjithë botën. Pavarësisht kësaj, Sia nuk e ka lejuar dhimbjen ta mbajë larg nga puna.

Krijuesja e hitit “Cheap Thrills” performoi së fundmi në veprimtarinë e 50-vjetorit të grupit LGBT Center në Los Angelos.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *