Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 100 numri i viktimave nga përplasjet mes policisë e demonstruesve në Irak


Ka shkuar në më shumë se 100 numri i viktimave nga protestat antiqeveritare në Irak.

Qindra demonstrues janë arrestuar gjithashtu.

Protestat kanë hyrë në ditën e pestë të tyre, ndërsa qindra civilë raportohet se janë plagosur.

Forcat e sigurisë kanë përdorur në mënyrë të përsëritur plumba të vërtetë për të shpërndarë demonstratat, të cilat u nxitën nga zemërimi i përhapur për shërbimet e dobëta sociale dhe korrupsionin në rritje spiral.

Një shtetrrethim u zbatua në kryeqytet në përpjekje për të shuar trazirat ndërsa kufizimet u hoqën të shtunën, sipas raportimeve.

Në një fjalim televiziv të premten, kryeministri Adel Abdul Mahdi, tha se kërkesat e protestuesve për reforma sociale dhe politike ishin “të drejta”, por u bëri thirrje Irakianëve që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ai mbrojti masat e marra nga forcat e sigurisë, duke i krahasuar me ilaçet “e hidhura” por të domosdoshme që duheshin gëlltitur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *