Vendosni fjalën kyçe....

Sa qytetarë kanë votuar deri tani në Kosovë

Zbulohet se sa qytetarë kanë votuar deri tani në Kosovë. Sipas KQZ-së, numri i votuesve që kanë bërë zgjedhjen e tyre deri në orën 11:00, ka qenë më i lartë sesa vitin e kaluar në të njëjtin orar.

Fillimisht ishte Demokracia në Veprim (DnV) që në konferencën e dytë për mediat, ka informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit të ditës së sotme. Sipas DnV deri në orën 9:30 kanë votuar rreth 6 % e qytetarëve, ndërsa janë shënuar një varg parregullsish. 

“Deri në orën 9:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkohë procesi zgjedhor është duke u zhvilluar i qetë por nuk kanë munguar as pa rregullsitë gjatë procesit të votimit. Deri në orën 9:30 qytetarët kanë pasur problem në gjetjen e vendvotimit me ç’rast janë shënuar rreth 3695 raste në terren”, ka thënë Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë Ekzekutive e organizatës FOL, citon gazeta Zëri.

Sipas DnV,  në përgjithësi procesi është duke kaluar i qetë edhe pse janë shënuar disa parregullsi në shumicën e komunave të Kosovës.

Më vonë KQZ, njoftoi se deri në orën 11:00, kanë dalë për të votuar 9.64 për qind nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues.

 “Ju njoftojë  se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues”, deklaroi Daka.

Shifër kjo më e madhe, krahasuar me vitin 2017-të kur në të njëjtin orar, kishin dalë për të votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *