Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Pogradec, nëna hyri të shpëtojë të bijën por mbytet dhe vetë (Detajet nga policia)


Policia ka shpërndarë informacionin për ngjarjen e ndodhur në Pogradec ku humbën jetën nënë e bijë si pasojë e mbytjes në rezervuarin e fshatit Alarup.

Sipas policisë, nëna hyri për të shpëtuar të bijën por gjeti edhe vetë vdekjen,

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *