Vijon numërimi në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme. Në kohë reale Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep rezultatin e votave.
Sipas të dhënave të deritanishme LDK kryeson me 25,13% të votave apo 96781 vota ndërsa në vendin e dytë është LVV me 24.74% të votave apo 96281 vota.
Në vendin e tretë renditet PDK me 22.20% të votave apo 85479 vota
AAK-PSD ka marrë deri më tani 12,4% të votave ose 47761 vota.
Duket se deri në kutinë e fundit do ketë një garë mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.