Vendosni fjalën kyçe....

Digjen dy makina në Tiranë


Dy makina janë djegur gjatë natës në Tiranë. Mjetet të markës VW, njëri “Golf” dhe tjetër “Passat”, janë djegur në zonën e Vasil Shantos dhe njëri prej tyre i përket avokatit, Loren Liço.

Ato kanë qenë të parkuara në oborrin e pallatit ndërsa sipas policisë, djegia ka qenë e qëllimshme.

Mjeti tip “Golf” në pronësi të Liços, përdorej nga e ëma, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arjana Liço.

Kamerat e pallatit kanë fiksuar autorin e zjarrvënies, i cili ka qenë i maskuar me një kapuç të bardhë.

Ai kapet duke u larguar ndërsa kalimtarët kanë mundur të fikin zjarrin, ç’ka ka bërë që mjetet të marrin dëmtime të lehta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *