Vendosni fjalën kyçe....

Politika amerikane në rrugën e Hollivudit, të njëjtat figura kudo


Nga dy herë humbës, Hillary Clinton dhe Mitt Romney thuhet se po u bashkohen garës presidenciale në vitin 2020, megjithë kundërshtimet e përsëritura nga publiku votues. Pse nuk do të ikin, dhe a është kjo një shenjë e një krize më të thellë?
Nuk janë vetëm Klinton dhe Romney. Edhe kandidati kryesor demokrat Joe Biden është dy herë humbës i bindur në shansin e herës së tretë. Edhe Bernie Sanders, idetë politike të të cilit janë relativisht të reja, edhe pse ai vetë nuk është, pasi ka qenë në politikë pjesën më të madhe të jetës së tij.

Këta janë kthyer në një version të Hollivudit, duke u rikthyer e rikthyer papushim, edhe pse audienca dhe interesi zvogëlohen, të financuar nga donatorë të shkëputur plotësisht nga bota reale.

Klinton është shfaqur kudo në televizion për javët e fundit, me sa duket për të promovuar një libër që shkroi bashkë me vajzën e saj.

Megjithatë, çdo bisedë në mënyrë të pashmangshme rrotullohet tek viti 2016, se si asaj iu grabit vendi i saj i ligjshëm në Zyrën Ovale dhe se si Presidenti Donald Trump është një drejtues “i paligjshëm” që  e di se i vodhi zgjedhjet.

Kur Trump vendosi të tërhiqte trupat nga Siria veriore të hënën, duke përmbushur më në fund një premtim fushate, Klinton u tregua e shpejtë për ta kritikuar për një “tradhëti të sëmurë”.

Postimi i saj, i cili në dukje nuk do të kishte shumë domethënie tani që ajo supozohet se është tërhequr nga politika, megjithatë u vlerësua nga plot artikuj nga Hill dhe botues të tjerë.

Ish-strategu i Trump, Steve Bannon pohoi javën e kaluar se Klinton përfundimisht po kandidon – ajo thjesht po kërkon një hapje.

Ajo mund të motivohet nga mundësia që kartat e Ukraingate janë hedhur në tryezë, kryesuesi i garës Biden mund të zbriste me lehtësi, duke e lënë skenën të hapur për të, sidomos tani që rivali i saj i 2016-ës, Bernie Sanders ka pësuar një sulm në zemër.

Biden flet për krijimin e një Establishmenti Demokrat e premton se “asgjë nuk do të ndryshojë rrënjësisht” nëse fiton. Përmendja e vazhdueshme e emrit të Obamës, e ish-shefit të tij dhe deklarata se gjithçka e keqe në vend ka ndodhur për shkak të Trump, nuk është problem vetëm i Partisë Demokratike.

Mitt Romney, senatori i Utah që nuk arriti të sigurojë nominimin e partisë së tij për president në 2008-ën dhe nuk arriti të rrahë Barack Obamën në 2012-ën, është ankuar te kushdo që e ka dëgjuar, se veprimet e Trumpit për Ukrainën janë “të gabuara dhe të tmerrshme”.

Ai gjithashtu u ankua në Twitter pas njoftimit të Trump për tërheqjen nga Siria, duke e quajtur tradhëti “vendimin e presidentit për të braktisur aleatët tanë Kurdë përballë një sulmi nga Turqia”. Ai gjithashtu papritmas sjell artikuj të tërë bazuar në një postim të vetëm.

Romney po teston ujërat për t’u futur në garë në vitin 2020, duke i thirrur donatorët e tij të shohin se kush do ta hajë, sipas Jack Posobiec.

Politika amerikane duket se ka rënë pre e së njëjtës sëmundje që po e shkatërron Hollywoodin, ku pothuajse çdo film duket si një rikthim, ose ripërsëritje e diçkaje të mëparshme. Prodhuesit argumentojnë se audienca parapëlqen të njohurit, ndërkohë që një studim i kohëve të fundit zbuloi se ky nuk është rasti. Audiencave u ka ardhur në majë të hundës me ripërsëritje të klasikëve të dashur.

Dhe nuk është ndryshe në politikë – 42 përqind e amerikanëve u identifikuan si të pavarur në vitin 2017-ën, duke sugjeruar se gati gjysma e vendit është tërësisht e neveritur nga një sistem dypalësh që as nuk pretendon t’i përfaqësojë ata, përkundrazi në vend ta ndihmojnë klasën e mesme kanë ndihmuar për ta vrarë atë.

Të vjetrit janë kandidatët e vetëm me para të mjaftueshme për t’ja dalë në votime. Si rezultat, pjesëmarrja e votuesve u ul në 2016, me vetëm 55 përqind të qytetarëve që dhanë votën e tyre.

Asnjë nga partitë nuk duket ta ketë marrë mësimin e vitit 2016. Çdokush me pak origjinalitet është mënjanuar (si Tulsi Gabbard) ose tallur (si Marianne Williamson). Ndoshta të dyja palët me të vërtetë duan edhe katër vjet të tjera të Trump në detyrë. Kjo u jep atyre një justifikim për t’u ulur dhe ankuar pa pasur nevojë të bëjnë ndonjë qeverisje.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtatur në shqip me shkurtime nga Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *