Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter nuk i la një sy të nxirë dhe 14 qepje, ta ndalonin atë të merrte pjesë në një event për mbledhjen e vullnetarëve për një projekt për ndërtimin e banesave në Nashville për njerëzit në nevojë.
95-vjeçari, u rrëzua të dielën në shtëpinë e tij në Georgia dhe u detyrua të shkonte në spital, por po atë mbrëmje ai u paraqit i shoqëruar nga bashkëshortja në podium.
I veshur sportiv dhe me një vasho në sy, Carter i tha turmës se duhej të qepej 14 herë, por theksoi: “Unë kisha një përparësi nr. 1 dhe kjo ishte të vija në Nashville dhe të ndërtoja shtëpi.”
Ai është presidenti i parë amerikan që arriti në momentin historik të mbushë 95-vjeç. Projekti që Carters po mbështeste pritet të ndërtojë 21 shtëpi në një lagje Nashville.