Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Opozita e vendosur për të mos e lënë vendin peng të Ramës


Kreu i PD-së e opozitës së bashkuar, Basha, ka deklaruar pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Shalenberg, se opozita është e angazhuar plotësisht për të dhënë ndihmën e saj për kapërcimin e krizës së thellë në vend.

Basha theksoi se kriza e thellë është edhe pengesa kryesore për çeljen  e negociatave me BE-në.

“Falënderova ministrin Shalenberg për mbështetjen e jashtëzakonshme austriake dhe në veçanti për mbështetjen që i jep procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë. Ndamë së bashku shqetësimin e shumë faktorëve europianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare, duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes ë negociatave. E sigurova se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë të vendosura të japin të gjithë kontributin tonë për të tejkaluar këtë krizë të ëndë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë politike dhe kjo qeverisje, që janë dhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave.” – tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës së bashkuar tha se rruga që ka zgjedhur kryeministrin Rama për fajësimin e kujtdo tjetër veç qeverisjes së tij për mosçeljen e negociatave është e gabuar.

“Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këtë javë që ka mbetur për marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj BE, e sulmeve ndaj qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar, opozitës, PD, medias madje dhe qytetarëve për të hequr vëmendjen dhe përgjegjësinë nga i vetmi njeri në fakt përgjegjës për këtë situatë. Është koha të ecim përpara me vendosmëri për të bërë detyrat e shtëpisë, të luftojmë korrupsionin të shkatërrojmë lidhjen e krimit me politikën, duke i nxjerrë paratë nga xhepat e politikanëve të korruptuar, të oligarkëve e bandave kriminale dhe duke i kthyer këto para, aty ku janë vjedhur, në xhepat e shqiptarëve.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *