Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i ka dërguar ditën e sotme listën me gjashtë kandidatë Presidentit të Republikës, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas ligjit, Presidenti i Republikës ka 30 ditë kohë për të emëruar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese. Nëse presidenti nuk shprehet brenda afatit të caktuar atëherë i pari në listë emërohet automatikisht gjyqtar.
Në listën e kandidatëve të dërguar nga KED tek Presidenti janë: Arta Vorpsin, Elsa Toskën, Besnik Muçin, Regleta Panajotin, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.