Vendosni fjalën kyçe....

Rama dënon dhunën ndaj grave por promovon atë ndaj burrave


Kryeministri i vendit Edi Rama, paralajmëroi sot në forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”, se do të sillte një ligj të ri për të luftuar dhunën ndaj grave.

Rama tha se duhet menduar për një sistem riedukues dhe një rrugë të mesme që t’i bëjë burrat të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi. Mirëpo nga ana tjetër gjykon se dhuna e grave ndaj burrave duhet të jetë një e drejtë njerëzore.

Kështu ndërkohë që dënon një formë dhune, promovon një tjetër. Sigurisht që dhuna e grave ndaj burrave nuk është një fenomen që ndodh shpesh, madje shumë rallë. Por raste të tilla ekzistojnë dhe përgjithësisht burrat e dhunuar, stepen më shumë se gratë për të kërkuar ndihmë nga policia, për shkak të opinionit të njerëzve.

 “Unë s’jam personi i duhur për të folur për atë që mendoj se në fakt jam në minoritet por mendoj që gratë që rrahin burrat, duhet të jetë një e drejtë e njeriut, por sigurisht këto gjëra mund të shkojnë shumë larg, por me rëndësi është të shkojmë në një nivel më lart me kuadrin ligjor dhe instrumentet që luftojnë dhunën në familje. Shpejt do kemi një propozim të rreptë sa i përket dhunuesve e autorëvet të dhunës në familje.

Bie dakort me të gjitha përpjekjet dhe burimet të cilët janë vënë në dispozivcion përmes qendrave për trajtimin e grave te dhunuara, duhet të mendojmë edhe për qendrat riedukative për burrat, që i trajtojnë gratë keq. Nese thjesht e bën dhe i shpëton kësaj për shkak edhe të një sistemi të kalbur drejtësie s’duhet të jetë kaq e thjeshtë, e s’duhet të jetë e thjeshtë se burrat që janë subjekt i ligjit janë ata që thjesht denoncohen e në fund janë fajtor”., tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *