Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e makinës së Dritan Lelit, banorja: Flakët më hynë brenda në shtëpi (VIDEO)


Të tjera detaje zbulohen lidhur me djegien e automjetit në pronësi të Bashkisë së Vlorës që përdorej nga kryebashkiaku Dritan Leli.

Banorët që jetojnë në pallatin ku ishte parkuar makina kanë rrëfyer momentet e para kurpanë flakët.

Sipas zonjës, Mine Sejfullari flakët i hynë brenda në shtëpi duke i djegur grilat dhe tendën.

“Nuk është parkim për të lënë makina aty. Flaka më erdhi brenda. Më dëmtoi grilat, tendat të gjitha. Kush do mi paguajë mua këto? Nuk dëgjova gjë, vetëm flakën pamë.”, tha zonja.

Ndërkohë një tjetër banor tha për “Ora News” se shoferi i Lelit që kishte parkuar makinën pranë pallatit të tyre, nuk jetonte aty por në një pallat tjetër aty afër.

“Kur dola nga shtëpia makinat ishin në flakë. U dogjën dy makina. Ndodhi në 04:30 të mëngjesit. Nuk dëgjuam zhurma. Rri shoferi tek pallati tjetër. Dola për të parë makinën që u dogj, se aty është vendi ku le makinën djali im. Por makina djalit ishte parkuar në vend tjetër. Flaka ishte në majë. Zhurmë nuk dëgjuam se ishte vonë.”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *