Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i “Venecias” diskuton raportin përfundimtar për presidentin Meta, Balla: Tani analiza është profesionale


Komisioni i Venecias ka diskutuar raportin përfundimtar të opinionit mbi kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës Ilir Meta, për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Por ky raport ende nuk është bërë publik dhe pritet të bëhet i tillë më vonë gjatë ditës së sotme.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili ndodhet në Itali dhe ka marrë pjesë në punimet e Komisionit të Venecias, thotë se draft-raporti është i plotë por sugjeron amendimin e raportit.

“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, tha Balla.

Maxhoranca është përfaqësuar në këtë mbledhje, nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  kreu i Komisionit Hetimor parlamentar i ngritur për verifikimin e ligjmërisë së dekretit të kreut të shtetit për lokalet, Ulsi Manja, si dhe anëtarja e këtij komisioni, Klotilda Ferhati.

Ndërsa, presidenti Meta, i cili nuk është paraqitur në “Venecia”, është përfaqësuar nga shefi kabinetit, Arben Cici, këshilltari ligjor, Bledar Dervishi dhe këshilltarja për Integrimin, Ilda Zhulali.

Ditën e djeshme, kreu i Shtetit Ilir Meta deklaroi në “Open” se Komisioni i Venecias nuk ka rëndësi për të por vetëm Kushtetuta e Shqipërisë është e rëndësishme.

Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ME raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!”-deklaroi Meta.

Në draft raportin paraprak, Komisioni i Venecias thoshte se presidenti i vendit nuk mund të shkarkohej pasi nuk bëhej fjalë për një shkelje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *