Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Etiopisë fiton Nobelin 2019 për Paqen, kush është dhe pse iu akordua çmimi


Çmimi Nobel për Paqen 2019 i është dhënë kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed, i cili bëri paqe vitin e kaluar me një armik të vjetër si Eritrea.

Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Marrëveshja e paqes e zotit Abiy me Eritrean i dha fund një ngërçi ushtarak 20-vjeçar pas luftës së tyre kufitare në vitet 1998-2000.

Ai u emërua fituesi i çmimit të 100-të Nobel për Paqen në Oslo, ku do të marrë çmimin në dhjetor.

Pas njoftimit, ai tha se ishte “i përulur dhe i emocionuar”.

“Faleminderit shumë. Është një çmim që i është dhënë Afrikës, Etiopisë dhe unë mund ta imagjinoj se pjesa tjetër e udhëheqësve të Afrikës do ta marrin atë pozitivisht për të punuar në procesin e ndërtimit të paqes në kontinentin tonë,” shtoi ai në një telefonatë me sekretarin e Komitetit Norvegjez të Nobelit.

Çfarë ka bërë Abiy Ahmed?

Pasi u bë kryeministër në prill 2018, ai prezantoi reforma masive për liberalizim në Etiopi, duke liberalizuar atë që më parë ka qenë një komb i kontrolluar në hollësi.

Ai liroi mijëra aktivistë të opozitës nga burgu dhe i lejoi disidentët e mërguar të ktheheshin në shtëpi. Nën qeverisjen  e tij, disa gra janë emëruar edhe në poste të spikatura.

Më e rëndësishmja, ai nënshkroi marrëveshjen e paqes me Eritrea.

Por reformat e tij gjithashtu ulën tensionevte etnike të Etiopisë dhe dhunën që rezultoi detyroi rreth 2.5 milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kush është Abiy Ahmed

Abiy Ahmed lindi në Etiopi në vitin 1976. Ai ka disa diploma, duke përfshirë një diplomë doktorature në çështjet e paqes dhe sigurisë dhe një diplomë master në udhëheqje transformuese.

Si i ri, ai iu bashkua luftës së armatosur kundër regjimit të dikurshëm Derg – një juntë ushtarake komuniste që sundoi Etiopinë nga 1974 deri në 1987.

Ai më vonë shërbeu si një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Ruandë.

Gjatë mosmarrëveshjes kufitare 1998-2000 me Eritrean, ai drejtoi një ekip spiunazhi për një mision zbulimi në zonat e mbajtura nga Forcat e Mbrojtjes së Eritreas.

Ai iu bashkua politikës në vitin 2010, duke u bërë një anëtar i Organizatës Demokratike Popullore Oromo, përpara se të zgjidhej anëtar i parlamentit.

Periudha e tij si deputet përkoi me përleshjet mes muslimanëve dhe të krishterëve. Ai hartoi një zgjidhje të qëndrueshme për problemin duke ngritur një “Forum Fetar për Paqen”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *