Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin ‘Nobel’ për letërsi, austriakut Peter Handke, është pritur me shumë kritika, për shkak se ai njihet si përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Në një prononcim për ‘The New York Times’ , sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, tha se nuk kanë parë pikëmamjet politike të Handke kur kanë vendosur për t’i dhënë çmimin.
“Nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrarë në raport me qëndrimet politike”, janë fjalët e Malm.
Ndërsa ‘CNN‘ shkruan se gjithashtu u ka kërkuar një koment ‘Fondacionit Nobel’ lidhur me vendimin për t’i dhënë Handke çmimin.
Mirëpo përgjigja nga ky fondacion ishte: “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.
Vlerësimi i Handke-s me çmimin Nobel nuk është pritur mirë veçanërisht në Kosovë e në Shqipëri. Madje Akademia e Shkencave në Kosovë ka kërkuar anulimin e këtij vendimi.