Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet në mes të ditës mbesa e kryeministrit indian


Mbesa e kryeministrit indian, Narendra Modi, u grabit nga dy hajdutë të hipur mbi motor në New Delhi të shtunën.

Banditët arritën të largoheshin me një shumë të hollash, dy telefona celularë dhe disa dokumente udhëtimi.

Damayanti Modi u pikas jashtë një hoteli në zonën e Linjës Civile në kryeqytetin indian nga dy hajdutë që rrëmbyen çantën e saj që kishte rreth 800 dollarë, dy telefona celularë dhe dokumente të rëndësishme.

Gruaja i tha ‘India Today TV’ se ajo duke shkuar në aeroport për të kapur një fluturim për në Ahmedabad në Indinë perëndimore, por tani e ka të pamundur pas vjedhjes së dokumenteve.

Damayanti është vajza e vëllait të kryeministrit Modi dhe së fundmi ishte kthyer në Delhi nga Amritsar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *