Vendosni fjalën kyçe....

Policia shoqëron banorët dhe ish-deputetin Klevis Balliu pas protestës te Unaza e Re


Është shoqëruar në polici këtë mbrëmje ish-deputeti i PD Klevis Balliu, së bashku me disa qytetar të cilët protestuan për banesat e tyre në zonën e Astirit në Tiranë.

Policia ka bërë shoqërimin e tyre pas përfundimit të protestës, ndërsa shkak dyshohet se është bërë bllokimi i rrugës.

Në protestën e sotme të banorëve të Unazës së Re ishte i pranishëm edhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ndërkohë pas shoqërimit të disa banorëve dhe ish-deputetit Balliu, protestuesit janë nisur në drejtim të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *