Ambasadori i OSBE-së në Shqipërisë Bernd Borchardt ka reaguar pas gjestit të mbrëmshëm ku ngriti gishtin e mesit ndaj protestuesve të Unazës së Re.
Në një reagim në Twitter, Borchardt, ka kërkuar falje ndaj persona që mund të ketë fyer ditën e djeshme si edhe duke thënë se respekton të drejtën për të protestuar paqësisht.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – ambasadori Borchardt.