Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha Elisabethe II fjalim në Parlament: Do dalim nga BE në 31 tetor


Mbretëresha e Britanisë mbajti një fjalim në Parlamentin Anglez përpara të tre pushteteve, atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

Mbretëresha e Anglisë u fokusua te Brexit, tregtia globale dhe roli i Britanisë në botë, duke theksuar se do të dalin nga BE-ja në 31 tetor dhe do të punojnë për një pakt të ri bashkëpunimi.

Ndërkohë që Britania e Madhe do të ikë nga Bashkimi Evropian, qeveria ime siguron se do të vazhdojë të luajë një rol drejtues në çështjet globale, duke mbrojtur interesat e veta dhe duke promovuar vlerat e saj. Qeveria ime do të jetë në krye të përpjekjeve për të zgjidhur çështjet më komplekse të sigurisë ndërkombëtare. Do të jemi pararojë në tregtinë e lire globale dhe do të ecim krah për krah me partnerët ndërkombëtare për të zgjidhur ndryshimet më të rëndësishme botërore. Do të jenë prioritet ndryshimet klimaterike dhe që të gjitha vajzat të kenë akses në edukimin 12 vjeçar”.

Me daljen nga BE, Mbretëresha garantoi se të gjithë ata rezidentë qytetarë evropianë që kanë ndërtuar jetën e tyre në Britani dhe kontribuojnë në Mbretërinë e Bashkuar, “do të kenë të drejtën të qëndrojnë aty”.

Fjalimi i Mbretëreshës filloi me Brexit: “Prioriteti i qeverisë sime ka qenë gjithmonë ai i sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar që të dalë nga BE në 31 tetor. Qeveria ime do të punojë për të ndërtuar një partneritet me Bashkimin Evropian, bazuar në tregtinë e lire dhe bashkëpunimin miqësor. Ajo tha se ministrat e saj do të punojnë për një regjim të ri të peshkimit, agrikulturës dhe tregtisë duke zgjidhur mundësitë që ngrihen nga dalja nga BE.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *