Vendosni fjalën kyçe....

Sfida Francë-Turqi, blindohet stadiumi i Parisit


Stadiumi i Saint-Dennis, në të cilin sot do të luhet takimi Francë-Turqi, ka marrë masa për të patur siguri maksimale.

Jo për shkak të tensionit në fushë për vendin e parë të grupit, por bëhet fjalë për klimën aspak të qetë të krijuar nga sulmet e ushtrisë turke kundrejt kurdëve në Siri. Do të jenë rreth 4 mijë tifozë turq mes 78 mijë francezëve, ndaj autoritetet franceze e konsiderojnë të rrezikshme përballjen e sotme.

Ndryshe nga herët e tjera do të ketë rreth 200 forca policore të shtuara në Paris që do ta çojnë numrin e agjentëve të sigurisë në 1400 për të mbajtur situatën nën kontroll para, gjatë dhe pas ndeshjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *