Vendosni fjalën kyçe....

“Do faktojmë me prova paragjykimet politike në nivelet më të larta të CNN” – “Project Veritas”


Regjistrimet sekrete të anëtarëve të rëndësishëm të stafit në CNN zbulojnë një axhendë të qartë politike në rrjet, ka deklaruar ‘Project Veritas’. Material që pritet të publikohen së shpejti kanë frymëzuar një hashtag në rritje, ‘#ExposeCNN’, në ‘Twitter’.

Në ditët në vijim, ‘Project Veritas’, një grup konservator mbikëqyrës, planifikon të nxjerrë “dhjetëra regjistrime të bëra nga zyrtarë në nivelet më të larta të CNN, duke zbuluar një axhendë politike, paragjykime dhe sjellje të pahijshme të fshehura nga publiku”, tha James O’Keefe, themeluesi i grupit.

O’Keefe tha se “regjistrimi i kamerave të fshehta” u krye nga një “person i brendshëm i CNN” dhe se hetimi ka të ngjarë të jetë “tregimi më i madh i vitit” për ‘Project Veritas’.

Personi i brendshëm që ka bërë regjistrimet, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende tha se “fillova punë në CNN me një ëndërr për të punuar në media, por ëndrra ime u kthye në një makth.”

Ndërsa O’Keefe nuk hyri në specifika, ai tregoi disa të dhëna rreth asaj që mund të zbulojnë regjistrimet.

“Bazuar në ato që thonë njerëzit në këto regjistrime, media nuk po bën as mbledhje të ligjshme të lajmeve,” shkroi ai.

Në një mesazh të veçantë të postuar në ‘Twitter’, kreu i ‘Project Veritas’ këshilloi moderatorin e ‘CNN’, Brian Stelter, se “mund të jetë koha të kujtojmë gjërat më të këqija që i keni thënë stafit të ‘CNN’ në korridore”.

Rrjedhjet e mundshme që mund ta dëmtojnë jo pak median në fjalë, kanë frymëzuar një hashtag viral, ‘#ExposeCNN’. Megjithëse u bë trend në rritje në SHBA, ‘Project Veritas’ akuzoi platformën e mediave sociale se po përpiqej të bllokonte hashtagun.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *