Vendosni fjalën kyçe....

Kurti e Osmani pritet ta ndajnë 50 me 50 pushtetin, secila parti do marrë nga 5 ministri


Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së janë takuar për të përcaktuar hollësitë e koalicionit qeveritar.

Marrë parasysh rezultatin e ngushtë që doli në zgjedhje ndërmjet këtyre dy subjekteve, Lajmi.net ka mësuar se LVV-ja dhe LDK-ja në bisedat e para janë pajtuar që pushteti të ndahen në mënyrë të barabartë 50 me 50.

Sipas burimeve të Lajmi.net, fillimisht është rënë dakord që qeveria të reduktohet në 12 ministri, pesë prej të cilave do t’i udhëheqë LVV-ja, pesë LDK-ja dhe dy të tjera dy minoritetet.

Ministritë e LVV-së

Sipas bisedave fillestare partitë janë dakorduar që LVV-ja të ketë pesë ministri: Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Në këtë ministri synohet të shkrihen, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

LVV-ja do marrë Ministrinë e Brendshme.

Ministrinë e Drejtësisë.

Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës. Pra, ky dikaster po synohet të përbëhet nga dy ministri. 

Ministrinë e Administratës Lokale (MAPL-MAP).

Ministritë e LDK-së

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime thuhet se LDK-ja do të ketë Ministrinë e Jashtme që do të përbëhet dhe nga Ministria e Diasporës dhe e Integrimeve.

Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministrinë e Arsimit, Kulturës dhe Sportit.

Ndërkohë, për minoritet janë rezervuar dy ministri, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *