Një përleshje ka ndodhur mes të dënuarve në burgun e Rrogozhinës. Sherri ka ndodhur në palestrën e burgut.
Në sherr u përfshinë më shumë se 5 persona dhe si pasojë mbeti i plagosur 1 person.
I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Motivi i sherrit mes të dënuarve nuk dihet ende.