Vendosni fjalën kyçe....

U nxori gishtin e mesit protestuesve, OSBE shqyrton rastin e ambasadorit Borchardt


Zyra qendrore e OSBE-së ka nisur një proces të brendshëm hetimi mbi incidentin që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku ambasadori Berndt Borchardt u nxori gishtin e mesit protestuesve të Unazës së Re.

Përmes postës elektronike, zyra e OSBE-së ka informuar një prej banorëve të Astirit se shqyrtimi i gjestit të turpshëm të Borchardt, është një çështje që i përket menaxhimit të brendshëm dhe se në lidhje me të nuk mund të jepen detaje shtesë.

Megjithatë zyra e OSBE-së pranon në e-mail, se gjesti i ambasadorit ishte i pahijshëm. Në njoftim theksohet se incidenti me Borchardt nuk mund të zymtësojë punën e bërë nga kjo organizatë në asistimin e kryerjes së reformave të fushave të ndryshme në Shqipëri.

Për arsye të cilat nuk dihen, ambasadori Borchardt ofendoi protestuesit që bërtisnin “Rama ik!” duke u treguar gishtin e mesit ndërsa largohej. Gjest që e përsëriti dy herë.

Borchard e ka pranuar gjestin  e turpshëm duke u kërkuar ndjesë banorëve të Astirit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *