Vendosni fjalën kyçe....

Soreca reagon pas përgjigjes negative nga BE: Mos hiqni dorë, një ditë do bëheni anëtarë


Pas vendimit negativ nga BE për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka reaguar Ambasadori Luigi Soreca.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në një postim të bërë në Twitter është shprehur se shqiptaret nuk duhet të heqin dorë nga negociatat, pasi një ditë vendi do të bëhet anëtar në BE.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë … Sot do të doja t’u dërgoja një mesazh miqve tanë: ju lutem mos hiqni dorë … Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të BE-së”, shkruan Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *