Vendosni fjalën kyçe....

Zaev çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, po Rama? Cakaj: Ata u zotuan për dorëheqje, jo ne


Gjatë një daljeje publike për mediat, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u pyet nga gazetarët për përgjegjësinë që mban qeveria shqiptare për mos hapjen e negociatave.

Gazetarët i kujtuan Cakajt, se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Cakaj tha se liderët politikë atje janë zotuar se në rast se nuk hapen negociatat, do të ketë dorëheqje. Gjë që nuk ka ndodhur në Shqipërinë.

 “Diskutimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më herët se dje. Zgjedhje e parakohshme në Maqedoni të Veriut nuk ka ardhur si rrjedhojë e bllokimit të negociatave. Unë thashë se Maqedonia e Veriut ka bërë një sakrificë të madhe si ndryshimi i emrit, por secili vend ka plotësuar kushtet e veta, që janë të ndryshme, ata kanë pasur emrin, ne kemi pasur procesin e vettingut.

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se do të jepet dorëheqje, është thënë se negociatat do të hapen. Prandaj , përgjegjësia e tyre ndaj elektoratit atje është komplet ndryshe. Unë nuk di që unë apo kryeministri ka premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar për të dhënë përfundimisht rezultatin që kemi pritur.”, tha Cakaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *