Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i Katalonjës i bën thirrje për bisedime kryeministrit pas protestave të dhunshme


Quim Torra, shefi rajonal pro-pavarësisë i Katalonjës i ka bërë thirrje qeverisë së Spanjës për t’u ulur në bisedime, pas pesë ditëve me protesta të dhunshme të shkaktuara pas dënimit me burg të drejtuesve katalanas.

“Ne i kërkojmë kryeministrit të përkohshëm të qeverisë spanjolle të ulet në një tryezë bisedimesh për të biseduar”– tha Torra para gazetarëve, citon “Reuters“.

Ai  shtoi se dhuna e kësaj jave nuk reflekton natyrën paqësore të lëvizjes së pavarësisë Katalanase.

“Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë më kurrë, as në Barcelonë, as në Tarragona, as në Lleida, as në Girona”- tha ai duke iu referuar qyteteve në Katalonia që janë përfshirë në protesta.

Të premten, Barcelona përjetoi natën e saj më të keqe të trazirave urbane në dekada, kur të rinjtë e maskuar bllokuan rrugët me kosha mbeturinash në flakë dhe hodhën gurë ndaj forcave të sigurisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore 182 njerëz në të gjithë rajonin kanë mbetur të lënduar, 152 prej të cilëve në Barcelonë. Rreth 17 policë gjithashtu patën nevojë për trajtim spitalor.

Në ditën e pestë të përplasjeve, policia arrestoi 54 persona.

Qiumm Torra tha në fillim të kësaj jave se Katalonja duhet të mbante brenda dy viteve një tjetër referendum për pavarësinë nga Spanja. Ai tha se vullneti i njerëzve do të respektohej. “Ne do të shkojmë aq larg sa njerëzit e Katalonjës duan të shkojnë”- tha ai.

Pavarësia është një çështje shumë përçarëse në Katalonjë, e cila është rajoni më i pasur i Spanjës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *