Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Berat, babë e bir qëllojnë qiramarrësit


Babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Uznovë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e ngjarjes.

Mësohet se blutë kanë ndaluar autorët e dyshuar, babë e bir, Vladimir e Xhoni Spahiu, të cilët kanë hapur zjarr ndaj qiramarrësve të lavazhit, të cilët sipas tyre nuk i shlyenin detyrimet financiare në kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *