Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesja kapet në lidhje me studentin e saj, ish-yllin e polos e shkarkojnë nga shkolla elitare


Mësuesja 30-vjeçare, ish-yll në polo dhe modele e revistës “Sports Illustrated”, Fiona Viotti, thuhet se është përfshirë në një lidhje romantike me një nxënës 18-vjeçar.

Sipas raportimeve në median lokale, ai dëshironte të ndahej me të por mësuesja e kërcënoi atë në “WhatsApp”.

“Kolegji Dioqezian i Peshkopëve” në Cape Town, Afrikë e Jugut, ku nxënësi paguajnë rreth 16,000 dollarë në vit për arsimimin, ka filluar një hetim për akuzat se një nga mësueset e tij kishte një marrëdhënie seksuale me një student.

“Peshkopët aktualisht po hetojnë akuzat nëse se ka pasur sjellje joserioze nga një prej mësuesve të saj. Mësuesja ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm dhe shkolla po kryen një hetim të plotë”, tha drejtori i saj, Guy Pearson në një deklaratë.

Pavarësisht se shkolla kishte caktuar një avokat për të hetuar çështjen, nuk ka asnjë hetim penal në zhvillim, pasi i dashuri i saj i dyshuar ishte 18 vjeç dhe jo i mitur. Sipas medias “Times Live”, bëhet fjalë për 30-vjeçaren, Fiona Viotti, e cila u largua nga shkolla menjëherë pas publikimit të skandalitn.

“Ëeekend Argus” raporton se çështja doli në dritë kur studenti në fjalë iu drejtua prindërve të tij, të cilët më vonë e njoftuan drejtorin për ndihmë, pasi mësuesja kishte refuzuar të përfundonte lidhjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *