Vendosni fjalën kyçe....

Sot zgjedhjet në Kanada, pesë gjëra që duhet të dini


Sot kanadezët do të shkojnë drejt kutive të votimit, për të vendosur nëse do t’i japin partisë së kryeministrit Justin Trudeau një mandat të dytë apo do zgjedhin dikë tjetër në vend të tij.

Partitë kanë shpalosur programet e tyre para zgjedhësve gjatë pesë javëve të fundit dhe nuk janë ndalur me sulmet ndaj kundërshtarëve. E tani është koha që votuesit të hedhin votën e tyre.

Ka pesë gjëra që duhet të dini për këto zgjedhje.

  1. Ky është një referendum për Trudeaun

Pasi arriti një fitore historike para katër vjetësh, udhëheqësi i Partisë Liberale Justin Trudeau, kërkon të rizgjidhet.

Ai ka mbajtur disa prej premtimeve kryesore, nga legalizimi i kanabisit rekreativ deri te sjellja e një programi të testuar për fëmijët, por ka dështuar në disa angazhime të tjera madhore.

Premtimi për rregullimin e sistemit zgjedhor të Kanadasë dështoi, po ashtu ai nuk arriti të balanconte buxhetin këtë vit.

Edhe pse publiku kanadez kishte një muaj mjalti politik më të gjatë se zakonisht me Trudeaun, ai e ka humbur shkëlqimin e tij.

Së pari, Trudeau u zbulua se kishte thyer rregullat e etikës federale duke nisur një pushim tropikal në ishullin e Aga Khan, filantropit dhe udhëheqësit shpirtëror, në vitin 2016.

Pastaj nisi një udhëtim katastrofik jashtë shtetit në Indi. Pas fotografive të familjes së Trudeau me veshje tradicionale indiane, udhëtimi për biznesin zyrtar përfundoi në polemika, kur një separatist kanadez doli se ishte i ftuar në eventin zyrtar.

Pastaj çështja SNC-Lavalin, solli një krizë politike në lidhje me përpjekjet për presion ndaj një ish-prokurori të përgjithshëm për të ndërprerë një marrëveshje për një firmë që përballet me akuza për korrupsion. Gjë që dëmtoi imazhin e Trudeaut në sytë e kanadezëve.

Ai gjithashtu është përballur me kritika pasi qeveria e tij bleu një tubacion nafte C, 4.5 miliardë dollarë për të ndihmuar në zgjerimin e tij dhe për të mos anulluar një marrëveshje të diskutueshme të armëve me Arabinë Saudite.

Trudeau thotë se ai mbetet opsioni më i mirë për kanadezët që duan një qeveri përparimtare – por ai nuk mund të bëjë më fushatë si më parë kur vinte nga opozita dhe premtonte ndryshim.

2- Fytyra të reja

Udhëheqësi konservator Andrew Scheer ka shansin më të mirë për të larguar kryeministrin, por 40-vjeçari ishte një i panjohur kur fitoi votën e kryesisë së partisë në vitin 2017.

“Ai as nuk ka famën e Justin Trudeau”, tha Matthew John, nga firma Crestview Strategy që ka lidhje me partinë.

Kjo do të jetë gjithashtu fushata e parë federale për Jagmeet Singh, i cili erdhi në krye të partisë së majtë NDP, dy vjet më parë.

Partia e tij kishte vështirësi në mbledhjen e fondeve, një e treta e grupit të tij zgjodhi të mos kandidojë përsëri dhe partia u vonua në shpalljen e listës së kandidatëve.

Në fillim të fushatës, analistët politikë parashikuan se partia mund të humbte një pjesë të konsiderueshme të vendeve të tyre. Megjithëse partia e tij mbetet në vendin e tretë, fushata e Jagmeet Singh ka fituar vrull dhe sondazhet tregojnë se votuesit e shohin atë si më të pëlqyerin nga të gjithë liderët.

Blloku sovranist Quebecois, ka gjithashtu një drejtues të ri, Yves-Francois Blanchet. Partia ka fituar vëmendjen e votuesve në atë krahinë dhe parashikohet të ketë goxha rritje.

Ndërkohë, drejtuesja e Partisë së Gjelbër Elizabeth May, është një veterane në fushata, dhe kjo kandidatura e saj e katërt në zgjedhjet e përgjithshme.

  1. Ndryshimi i klimës është çështje e rëndësishme

Llogaritë dhe çështjet ekonomike janë shfaqur si pika kryesore për kanadezët në këto zgjedhje, ashtu dhe mjedisi.

Ekonomia po tregon shenja vrulli dhe papunësia është në nivele të ulëta historike – por jo të gjitha familjet mendojnë se po ecin përpara.

Në vitin 2018, mesatarja kanadeze ishte në borxh 1.74 dollarë për çdo dollar që kishin fituar- raporti më i lartë i borxhit ndaj të ardhurave në G7.

Çmimet e larta të banesave në qytetet si Toronto dhe Vancouver do të thotë se pronësia e shtëpive është një sfidë më vete.

Liberalët mbrojnë arritjet e programit të tyre për përfitimet e fëmijëve, i cili ndihmoi në largimin e rreth 278,000 fëmijëve nga varfëria në 2017, sipas statistikave federale.

Konservatorët po e përqendrojnë mesazhin e tyre te kanadezët e shqetësuar për të ardhmen e tyre financiare.

Debate ka mbi taksën federale të karbonit, të vendosur për katër nga 10 provincat e Kanadasë që nuk kishin arritur të prezantojnë planet e tyre për të luftuar ndryshimin e klimës. Çmimi kombëtar për emetimet e karbonit është thelbësor për përpjekjet e liberalëve për të përmbushur angazhimet e vendit në Marrëveshjen e Parisit.

Edhe pse kjo do të rrisë kostot e benzinës dhe karburantit, partia argumenton se ato kosto u kthehen kanadezëve përmes një zbritjeje vjetore të taksave.

Por “ka shumë njerëz, ndoshta edhe ata që mendojnë se ndryshimi i klimës është problem, të cilët thonë: Unë nuk kam para tani “, tha John.

Scheer e ka quajtur atë një “taksë të padrejtë “ dhe është zotuar të shfuqizojë taksën e karbonit si urdhrin e tij të parë nëse zgjidhet kryeministër.

  1. Cili është përpara në sondazhe, cili pas?

Liberalët vazhdimisht po marrin mbështetje, pas rënies që patën pas çështjes SNC-Lavalin.

Në fillim të fushatës, sondazhet kombëtare tregonin se Liberalët dhe Konservatorët ishin secili me nga 30% të mbështetjes popullore. Ata duket se mbeten në të njëjtin pozicion.

NDP është vendosur e treta në shkallë kombëtare, por e filloi fushatën me afro 14% të votuesve kanadezë dhe tani po arrijnë nga 18% deri në 20%, në varësi të sondazhit.

  1. Mund të jenë zgjedhje të mira për të përjashtuarit

Partia e Gjelbër pati shumë zhurmë gjatë verës. Në sondazhe votimi dilte në nivele historike dhe ka shpresë se do të dyfishojë numrin e vendeve nga dy në të paktën pesë.

Të Gjelbrit “po përpiqen të pozicionohen pak jashtë spektrit politik” dhe janë “të gatshëm të marrin pak rrezik”.

Dy kandidatë të tjerë janë Jody Wilson-Raybould dhe Jane Philpott. Të dyja ishin ministre të shquara të Kabinetit Liberal para se të jepnin dorëheqjen për shkak të çështjes SNC-Lavalin dhe përfundimisht u larguan nga grupi drejtues prej Trudeaut.

Tani ato janë duke kandiduar si kandidate të pavarura në zgjedhjet elektorale 2015, pa mbështetjen e një partie pas tyre.

Zonja Wilson-Raybould i tha BBC-së në Shtator se ajo “po përqafonte realitetin e të qenit një kandidate e pavarur”.

“Ne kemi nevojë, sa më shumë që të kemi mundësi, t’i heqim kapelet partizane dhe të diskutojmë për çështjet,” tha ajo.

VINI RE: Ky artikull është përshtatur në shqip me shkurtime nga BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *