Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë ndodhi sot para Teatrit Kombëtar? Regjisori Budina: Ceremonia këtu ishte provokim nga Rama


Sot u zhvillua ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj të Policisë së Shtetit para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, para sheshit të Teatrit.

Protestuesit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar siç kishin paralajmëruar u vendosën atyrë për orë të tëra. Konflikti mes Policisë dhe artistëve u krijua për shkak se ata kërkonin të mbulonin tabelën e protestuesve për Mbrojtjen e Teatrit, siç sqaroi regjisori Robert Budina.

“Tani tabela që ne kemi vendosur këtu është kulminacioni i një proteste një vit e 8 muaj dhe nuk mund të jetë kurrsesi në dorën e dikujt për të vendosur nëse do të hiqet ose jo, pasi është djersa dhe mundi i gjithë protestuesve që kanë 1 vit e 8 muaj që protestojnë. Ne patëm një dialog shumë paqësor me policinë, e cila nuk kërkon që ne të ikim nga sheshi i Teatrit dhe ta braktisim, por thjesht kërkonin për të mubuluar tabelën. Ne propozuam që tabela të mbulohet me trupat e policëve ose trupat tanë dhe jo që kjo të hiqet. Nuk kishte që kjo ceremoni të bëhej këtu, nga akademia e Policisë e kanë sjellë pikërisht këtu për të na provokuar. Është stimulim i pastër nga ana e kryeministrit. Nëse sytë e tij nuk durojnë dot dështimin e vet, është problem i tij.”, tha Budina.

Në një tjetër deklaratë, Budina shtoi se nëse kryeministri do ishte në ceremoni nuk do t’i rezistonte ndonjë batute për protestuesit e Teatrit Kombëtar. “Rama nuk erdhi pasi simbolet e protestës nuk u lëvizen nga këtu. Ne patën një komunikim të ngushtë me policinë. Protesta jonë ka në thelb dinjitetin dhe seriozitetin. Ne kemi plan të protestojmë gjatë. Nëse Rama do të vinte, ai nuk do i rezistonte dhe do fuste ndonjë batutë. Kjo kauzë ka qenë e fuqishme dhe shumë horizontale, ne jemi këtu dhe jemi shumë të qetë. Këta policë të rinj që po dalin nuk duhet të përballën me  këta banorë, por me kriminelët që janë në rrugë”-tha ai.

Regjisori tha se ata e lejuan Policinë që ta mbulonte tabelën simbolike të protestës së tyre, në mënyrë që të mos shkonin drejt një konflikti mbase edhe fizik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *